Shpenzon 75 mijë dollarë për t’u dukur si këngëtari i preferuar
Kishim dëgjuar për femrat që dëshirojnë të duken si kukulla, por rastet e meshkujve janë të rrallë.
Një djalë nga Britania ka shpenzuar 75 mijë dollarë në kirurgji për tu dukur si solisti i një bande koreane.
Oli London që jeton në Londër u fiksua pas këngëtarit Jimin kur ai e mori në skenë në vitin 2013. Kanë kaluar pesë vite që nga ajo kohë dhe ai vazhdon të kryejë operacione për tu dukur si muzianti i preferuar.
Ndërhyrjet i ka kryer në hundë, në vijën e nofullës si dhe ka vendosur silikon në gushë. 28-vjeçari zbuloi bandën e tij të preferuar BTS kur jetonte në Kore në vitin 2013 dhe u mahnit pas tyre.
“Unë dua që gjithë jetën time t’ia dedikoj grupit të popit BTS dhe paraqitja ime të duket si Jimin, lideri i grupit BTS pasi për mua është perfekt, forma e nofullës, buzët, zëri i tij dhe çdo gjë”, tha ai.
Ai shtoi se imazhi i tyre është aq i përsosur sa i kukullave prandaj kur sheh videot e grupit, shpërthen në lot sepse janë shumë të bukur.