Shpërblehet me 30,000 euro kush gjen ujkun e humbur në Belgjikë
Vitin e kaluar në Belgjikë është pikasur një ujk i murrmë për herë të parë në territorin e tyre.
Por prej muajsh nuk gjendet askund ndaj ambjentalistë dhe shoqata për mbrojtjen e kafshëve kanë ofruar 30,000 euro për informata mbi vendndodhjen e saj sëbashku me këlyshëve.
Shumë agjensi kanë akuzuar gjahtarët se mund ta kenë vrarë ndaj kjo ka vendosur në lëvizje struktura të tilla për mbrojtjen e kafshëve.
Por në një prononcim për mediat, organizata Flemish e gjahtarëve, i kanë konsideruar këto akuza si skandaloze dhe se do i denoncojnë organizatat.
Sipas ekspertëve, ujku i pagëzuar me emrin Naya ka ardhur nga territori i gjermanisë, dhe u pikas për herë të parë në Belgjikë në Janar të vitit 2018.
Por që nga maji i 2019 nuk ka lënë asnjë gjurmë ndaj ka nxitur organizatat në gjetjen e saj.
Ujqërit janë gjuajtur prej kohësh në Europë por gradualisht ka ndryshuar duke i mbrojtur.