Shpiket roboti që zgjidh Kubin e Rubikut me një dorë
Gati roboti që di të zgjidhë Kubin e Rubikut dhe e bën atë me një dorë. Quhet Dactyl dhe nuk është thjesht një kuriozitet, por është një hap i rëndësishëm drejt makinave të shkathëta si dhe në përdorime industriale, për shembull në gjendje të punojnë në një ambient shtëpie.
Dactyl është një dorë robotike e zhvilluar nga organizata jofitimprurëse amerikane për kërkime të inteligjencës artificiale, OpenAI.
Kishte kaluar një vit që kur organizata po punonte për këtë rezultat dhe në vitin 2018 ajo kishte prezantuar një version të parë të robotit në gjendje të manipulonte kubin me shkathtësi të jashtëzakonshme, falë një algoritmi.