Shpjegimi i magjisë dhe disa shenja dalluese

 

Misteret e magjisë e cila i tejkalon kufijtë e dijes në të cilën shumica e njerëzve jeton, asnjëherë nuk është zgjidhur. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijëra vitesh duke përdorur energjinë negative për t'i bërë keq njerëzve që nuk i duam.

Megjithatë magjistarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, e bardha dhe e zeza. Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve. Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që besojnë tek magjitë shprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës. Dhimbje në shputat e këmbëve. Dhimbje koke të vazhdueshme. Vështirësi në frymëmarrje. Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërisht me qen, gjarpërinj apo mace. Njolla në trup. Dyshim në çdo gjë. Harresa e tepërt. Humbja e dëshirës për të punuar. Humbja e dëshirës për të qëndruar me njerëz. Rrahje e shpejtë e zemrës e papritur. Fillosh të qash pa shkak, etj. Shumë persona me këto sintoma shkojnë tek mjeku por nuk gjejnë zgjidhje, edhe pse shpesh herë faji i lihet stresit të lartë. Shumë persona shpesh herë shprehen se nuk besojnë në magji, megjithatë përsëri kanë frikë prej saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?