Shqiponja sulmon Donald Trump!
Kandidatit për president i SHBA-ve, Donald Trump, nuk i shkoi gjithçka në rregull gjatë fotosesionit të revistës TIME.
Kur Trump mendoi se do ta marr fotografinë e përsosur, ai u sulmua disa herë nga një lloj i shqiponjës me të cilin ishin planifikuar të bëheshin fotografitë. Shpendi që po ashtu është simbol i kombit shqiptar, 27 vjeç, dhe i quajtur Uncle Sam, hapi krahët derisa Trump po e mbante në krahun e tij, dhe pastaj kur ai u ul në tavolinën e tij, shqiponja sërish dëshiroj të kafshojë dorën e milionerit.
Megjithatë Trump tha se ky zog është shumë i bukur, pavarësisht që pranoi se është shumë i rrezikshëm.