Shqiptari që bën “cirk” me picat në Berlin
Një picier shqiptar, i cili jeton në Berlin të Gjermanisë tërheq klientët e tij duke bërë akrobaci me brumin.
Rigert Karaj ka sjellë disa video për Ora News duke treguar pak nga profesioni dhe arti i tij.
Ai dhuron spektakël me brumin e picës edhe në vende të tjera, përveç Berlinit. Në pamjet e dërguara në inbox-in e Facebook të Ora News, Rigerti ka sjellë disa momente duke bërë akrobaci edhe në Barcelonë.
Dëshira më e madhe e Rigertit është që të njihet në Shqipëri për këtë punë dhe spektakël që dhuron për klientët në Europë.