Shtatzënë që 13-vjeçe, vajza merr në festën e maturës të bijën 2 vjeçe

Kayleigh Snaith është një vajzë e re, e cila ngeli shtatzënë në moshën 13-vjeçare. Ajo është përballur fillimisht me akuza nga miqtë dhe shokët e saj të klasës, sipas së cilëve, vajza ka shkatërruar jetën e saj pas asaj që kishte bërë.

Mirëpo, pavarësisht të gjitha komenteve negative dhe paragjykimeve, Kayleigh vendosi të jetonte e lumtur me vogëlushen e saj dhe të bëhej një nënë sa më e mirë të ishte e mundshme.

Ajo vendosi të marrë edhe të bijën me vete në mbrëmjen e maturës, gjatë kësaj jave. Të dyja u veshën bukur, si princesha dhe shijuan momentet e magjishme

Kayleigh, e cila jeton në Stanley, fillimisht u mundua të fshihte shtatzëninë nga prindërit dhe mësuesit, gjë që e arriti më së miri deri në muajin e gjashtë. E reja tregon se ishte e tmerruar nga mënyra se si do të reagonin prindërit e saj pasi të merrnin vesh lajmin, por ata e mbështetën dhe iu bënë krah në rritjen e të voglës.

Nëna e re thotë për të bijën:

Harley lindi më 6 maj të vitit 2016. Ajo është një rreze drite dhe jam shumë e lumtur që jam nëna e saj. Nuk do të pendohem kurrë që e kam sjellë në jetë dhe as nuk do të më vijë ndonjëherë turp”.

Vajza ndoqi part-time shkollën gjatë shtatzënisë dhe u kthye në shkollë si studente me kohë të plotë, pasi solli në jetë të bijën.

Pasi e veshi dhe e mori të bijën me vete në festën e diplomimit, Kayleigh Snaith shprehet:

Doja ta merrja Harleyn me vete në mbrëmjen e diplomimit dhe e vesha atë siç është, si një princeshë për sytë e mi. Shpresoj që të rritet duke e ditur se meriton më të mirën dhe të mos dorëzohet para asnjë gjëje që nuk e bën të lumtur. Ajo duhet ta trajtojë veten me dashuri dhe përkujdesje.

Gjithashtu, doja t’ju tregoja të gjithëve atyre që mendonin se nuk do t’ia dilja të isha edhe nënë edhe të shkoja në shkollë, se ia dola. Ja ku jam duke festuar me time bijë”.
E reja pranon se nuk ka qenë e thjeshtë për të, të ishte edhe nënë edhe në shkollë në të njëjtën kohë, por deri më tani ia ka dalë me sukses.

SHKARKO APP