Shtëpia e fëmijërisë së Adolf Hitlerit, shndërrohet në një stacion policie

Shtëpia ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policie, tha ministri i brendshëm i Austrisë pas shumë vitesh debat mbi mënyrën më të mirë për ta parandaluar kthimin në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Ndërtesa ka qenë subjekt i një beteje të gjatë gjyqësore, pasi pronari i saj për më shumë se një shekull, familja e Gerlinde Pommer, kërkonte më shumë para për të sesa qeveria ishte e gatshme të paguante. AFP raportoi se familja do të merrte 810,000 € më pak sesa kërkonin.

Shtëpia është në qytetin austriak Braunau am Inn, në kufirin me Gjermaninë, Austria do të ftojë arkitektët të paraqesin plane për një ridizajnim të ndërtesës e cila do të strehojë zyrat e forcave të policisë lokale, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

“Përdorimi i ardhshëm i shtëpisë nga policia duhet të dërgojë një sinjal se kjo ndërtesë nuk do të ngjall kurrë më kujtesën e Socializmit Kombëtar,” tha Ministri i Brendshëm Wolfgang Peschorn.

Megjithëse Hitleri lindi në Braunau në 1889, Austria argumentoi me dekada se ai ishte viktima e parë e Nacional-Socializmit, pasi ishte përvetësuar nga Gjermania e Hitlerit në 1938.

SHKARKO APP