Shtëpia më e veçantë në miniaturë (FOTO)

Jon Trencard është një adhurues i moketeve dhe për herë të parë ka prezantuar shtëpinë në miniaturë, të cilën ka mbi 30 vjet duke e ndërtuar.

Aktori 42- vjeçar, akoma nuk ka përfunduar disa prej dhomave, të cilat duan vite që të përfundojnë për shkak të nivelit të lartë të detajeve.

Ai përdor materiale të ricikluara si pako drithërash apo kuti vezësh për të bërë pjesët e ndryshme të vilës.

Jon gjithashtu mbledh sende të vogla të mobiljeve të shtëpive të kukullave për t’ia shtuar shtëpisë.

Sipas medias së huaj, shtëpia e kuruar deri në detaje ka 8 dhoma.

Dëshira më e madhe e artistit është që ta mbarojë projektin para se të ndërrojë jetë.

SHKARKO APP