Shumë të shëndosha për fluturim, pezullohen 130 stjuardesa

Një vendim që ka çuditur shumëkënd: kompania ajrore zyrtare indiane, ka vendosur të pushojë ga puna 130 stjuardesa, të cilat, sipas njoftimit zyrtar, nuk plotësonin standartet e vendit të punës që lidhen me peshën trupore. Ato janë caktuar të punojnë në pozicione të kompanisë që lidhen me veprimet në tokë.

Mësohet se një vit më parë kompania u kishte kërkuar 3500 punonjësve të saj që të kapin standartet e peshës së paracaktuar.

U kishte caktuar edhe afatin: gjashtë muaj, por asnjë ndryshim.

Në fund të kontrollit që u krye para pak ditësh, 160 stjurdesa u cilësuan “obeze” ose “mbipeshë”. Një vendim që ka ngjallur një debat të madh edhe në mediat indiane.

SHKARKO APP