Si është një mëngjes ideal për lëkurën? Ja çfarë duhet të konsumoni

Vakti i parë i ditës përbën një shans të rëndësishëm për tu ushqyer shëndetshëm por jo vetëm kaq.

Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të hanë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër.

Mëngjesi ideal, sipas tyre, duhet ta mbajë njeriun të kënaqur, të ngopur dhe energjik gjithë paraditen.

Ai duhet të përfshijë drithëra të plota, proteinë, yndyrna të shëndetshme, fruta, perime dhe ujë.

Më Shumë Fibër

Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon që njerëzit të konsumojnë 25-30 gramë fibër në ditë.

Fibra është e mirë jo vetëm për sistemin tretës por edhe për eliminimin e toksinave që shkaktojnë inflamacion në lëkurë.

Fibra gjendet tek frutat, perimet, tërshëra, etj.

Një mëngjes ideal për lëkurën do të ishte: bukë e thekur me drith të plotë me avokado, tërshërë me fara lini dhe fruta pylli etj.

Më Shumë Proteinë

Proteina ka rol shërues dhe rimëkëmbës.

Për shembull, kur njeriu konsumon një vezë apo një fetë salmoni, trupi i shpërbën ato në amino acide të cilat janë të nevojshme për të formuar inde të reja, hormone, enzima dhe rruaza të kuqe.

Për shëndetin e lëkurës, ekspertët rekomandojnë të paktën 15 gramë proteinë në mëngjes.

Për të plotësuar këtë nevojë ju mund të hani më shumë vezë, gjizë, kos, etj.

Mos Harroni Frutat dhe Perimet

Mëngjesi është koha ideale për të ngrënë fruta dhe perime në mënyrë që të merrni më shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira të cilat shkaktojnë rrudha dhe njollat e moshës.

Ekspertët këshillojnë të hani më shumë fruta pylli, agrume dhe barishte të cilat ofrojnë vitaminën A dhe vitaminën C, një duo fantastike për shëndetin e lëkurës.

Yndyrna të Shëndetshme

Yndyrnat mono dhe polio-të-pangopura që gjenden tek avokado, salmoni, arrorët dhe farat janë fantastike për të ushqyer lëkurën dhe përmirësuar elasticitetin e saj.

Për më tepër, këto yndyrna janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila e mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Në këtë aspekt, nuk duhet të harroni acidet yndyrore Omega-3, të cilat gjenden tek salmoni dhe peshq të tjerë të yndyrshëm por edhe arrat dhe farat chia./AgroWeb.org

SHKARKO APP