Si është të rritesh në një familje mbretërore britanike?
Vajza e William dhe Kate do të rritet me një mënyrë jetese që shumë fëmijë të tjerë mund ta ëndërrojnë: Jeta e një princeshe.
Të rritesh në një familje mbretërore britanike ishte pak a shumë një çështje formale. Njëherë Princi Philip ankohej: “Në shtëpi nuk shoh asnjë të gatuajë, dhe të gjitha gjërat që kam jamë gjëra të sofistikuara”.
Por brezat e rinj janë përpjekur që princi dhe princesha të bëjnë një fëmijëri më normale. Charles dhe Diana i rritën në një mënyrë të ndryshme djemtë e tyre mbretërorë, William dhe Harry.
Megjithatë, Princi Harry, kujton me mërzi kohët kur ishte princ ‘i ri’: Që të jem i ndershëm, bisedat e darkës ishin ato më të mërzitshmet që dëgjoja nga njerëz të mërzitshëm rreth meje.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të përpiqen të jenë prindër normal për Xhorxhin dhe motrën e sapolindur të tij. Kate e bën vetë pazarin, e çon Xhorxhin nëpër grupe lojrash dhe e sodit nëpër lokalet e qytezës së saj.
Sipas mbretëreshës Elizabeta, fëmijët mbretërorë nuk janë dhe aq ndryshe nga të tjerët: “Si çdo familje, ne kemi mosmarrveshjet tona, edhe kur është fjala për fëmijët e pabindur”.