Si nënat në botë i japin jetë një bime me anë të placentës
Të sjellësh në jetë një fëmijë është një bekim, një arsye për të festuar. Por, mënyra si festojnë disa nga mënyra si festojnë disa të tjerë ndryshon drastikisht. Në tradita të caktuara, nënat hanë placentën e tyre pas lindjes. Në komunitete të tjera, placenta përdoret për të tjera qëllime.
Disa e kanë kthyer në arushë, disa në dekorime për Krishtlindje. Së fundi, po merr popullaritet një trend i ri. Nënat e reja kanë filluar ta përdorin placentën si një mënyrë për t’i dhënë jetë një tjetër gjallese, një bime a peme.
I gjithë procesi realizohet me ndihmën e një shpikjeje të quajtur Bios Capsule. Kapsula është një cilindër i biodegradueshëm, në të cilën vendoset dhé dhe një farë. Është e ndarë në dy seksione dhe seksioni i poshtëm ka hapësirë të lirë për të vendosur diçka ekstra.
Fillimisht, shpikja u ideua për t’i dhënë jetë një bime nga hiri i një të ndjeri, por tani kompania Happy Birth Tree po i inkurajon prindërit e rinj kudo të përdorin placentën e foshnjes për të mbjellë diçka.
Pasi placenta, dheu dhe fara futen në kapsulë, mjafton të mbillet dhe të ujitet si çdo bimë tjetër.