Si nëpër filma, zbulohet ilaçi që parandalon pleqërinë

Mendoni se do të plakeni dhe do të dukeni jashtëzakonisht keq? Me siguri që do të mendoni kështu, kur nuk keni dëgjuar ende për studimin më të ri. Studimi më i fundit i shkencëtarëve  ka zbuluar një ilaç që e ngadalëson procesin e plakjes.

Të shumtë janë ata që kanë parë filmin amerikan “Rasti i çuditshëm i Benjamin Button” , e në të jepet një rast kur pleqëria ngadalësohet. Një grupi vullnetarësh në Kaliforni u ishte dhënë për një vit rresht një koktejl i përbërë prej tre mjekimesh të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti. Këto ilaçe mund të gjenerojnë gjëndrën e timusit.

Shkëncetarët arritën në përfundimin se nëse një person konsumon këtë koktejl, atëherë ata ngadalësojnë plakjen me 2.5 vjet. Vetë shkencëtarët që kanë marrë pjesë në këtë eksperiment janë shokuar. Autorët gjithsesi deklaruan se rezultatet janë paraprake e se janë dukë vërejtur nëse realisht koktejli mund të “zbusë” plakjen.

SHKARKO APP