Si nuk duhet t’ia shtrëngoni dorën e dikujt?! – Rregullat që duhen ndjekur
Një nga momentet më të spikatura të një shtrëngimi duarsh ‘vajtur keq’ është pikërisht ai mes Donald Trump dhe Emmanuel Macron, gjatë paradës në Ditën Kombëtare Franceze, në Bastille, i cili pritej të ishte një moment solidariteti midis drejtuesve të dy kombeve të mëdha. Por përkundrazi, ai u shndërrua në një nga shtrëngimet e duarve më të përfolura në kujtesën e fundit. Pa qenë në gjendje të dëgjonim ato që u diskutuan ndërsa përshëndeteshin nga afër me njëri-tjetrit, gjuha e trupit të tyre u bë një zëvendësues i ndjenjës.
Një përshëndetje e mirë në këtë situatë duhet të përfshinte shumë kontakte me sy dhe pozicionim pozitiv të trupit. “Mënyra më e mirë për t’u afruar është krijimi i barazisë,” thotë Sanda Dolcos, psikologe në Universitetin e Illinois.
“Ajo që është e rëndësishme është të kesh një qëndrim të hapur afrimi, jo të tregosh mbizotërim,” shton Florin Dolcos, kolegu i saj në Universitetin e Illinois. “Një mënyrë është të zgjatësh dorën me pëllëmbën e dorës lart”.
Por shtrëngimi i dorës midis Macron dhe Trump duket se prish çdo rregull që ne dimë se është normal. Bashkëveprimi midis dy presidentëve ishte ngacmues dhe i çuditshëm dhe ata që shikonin mund të ndjenin çdo sekondë të tij si të ishte një orë.
Por çfarë mesazhi dha saktësisht kjo përshëndetje e çuditshme? Dhe çfarë efekti ka prishja konventave mbi shtrëngimin e duarve në mbledhjet pasuese?
Shtrëngimet e duarve janë një shenjë e marrëveshjes, respektit të ndërsjellë ose një përshëndetje e thjeshtë. Por ato gjithashtu mund të përmbajnë nënkuptime, mesazhe të koduara dhe agresion.
Ja disa nga rregullat për një shtrëngim dore të suksesshëm:
- Mbajeni dorën të vendosur/pa lëvizur
Kur bëhet fjalë për shtrëngimet e duarve, vendosmëria dhe qëndrueshmëria janë më të mirat. Shtrëngimet e forta kanë qenë gjithnjë shenjë pozitive e të qenurit ekstrovert dhe eskpresiv emocionalisht ndërsa negativisht me drojën dhe neurotizmin.
- Mos e lini të zgjasë shumë
Një shtrëngim dore nuk tregon vetëm karakteristikat tuaja por edhe të atij që ju po takoni, qoftë ky një i panjohur apo dikush që po ju interviston për punë.
- Shtoni një prekje dashamirëse
Të prekësh dorën në anën e pasme të krahut të dikujt mund t’i provokojë të kenë sjellje dhe të marrin vendime të rrezikshme, sugjeron Jennifer Argo, një profesorë marketingu në Shkollën e Biznesit Alberta, por vetëm kur personi që përshëndet është një grua, pasi nëse është një mashkull ndodh e kundërta.
- Mbani një distancë të sigurt
Në shumicën e vendeve të botës, është normale edhe për miqtë shumë të ngushtë të mbajnë së paku 30 cm distancë ndërmjet tyre gjatë një takimi shoqëror. Në disa vende të tjera distanca varion nga 69-95 cm.
- Shtoni një të qeshur të rreme
Është e mundur që të deshifrohet kur një buzëqeshje është joautentike sepse gjurmët e lëvizjeve të muskujve të lidhura me fytyrën që shprehin neveri, frikë ose trishtim mund të shihen përmes “maskës” së lumtur, prandaj duhet që kjo buzëqeshje të jetë e përmbajtur dhe me mirësjellje. (BBC)
/ SCAN