Si përhapen viruset nëpër zyra

Mjafton vetëm një sipërfaqe e kontaminuar që një virus të infektojë një zyrë të tërë. Miliona vetë nëpër botë i kanë braktisur vendet e tyre të punës me shpërthimin e pandemisë së koronavirusit, dhe kjo nuk është thjesht një masë paraprake, thotë BBC.

Zyrat, thekson gjigandi mediatik, janë “vatra” të përhapjes së viruseve dhe baktereve. Çdo sezon, ka një virus që vjen vërdallë.

Një person të mbërrijë në zyrë duke tështirë apo duke u kollitur, e virusi do t`i kalojë edhe kolegëve, të cilët do të vazhdojnë reaksionin zinxhir.

Kërkime të shumta e kanë dëshmuar se zyrat janë një vend ku sëmundjet mund të përhapen lehtë. “Njerëzit kalojnë nëpër zyra një pjesë të mirë të jetës, dhe sipërfaqet e përbashkëta atje preken nga një numër i madh njerëzish, ndërsa mikrobet ka dhe në ajër”, thotë  Krissi Hewitt, North Carolina School of Science and Mathematics.

Me pak fjalë, shumë vende që prekni në zyrën tuaj mund të jenë përhapës të fuqishëm të viruseve. Jonathan Sexton, kërkues në College of Public Health në Universitetin e Arizonës, zbuloi se ndër objektet më të rrezikshme në këtë drejtim janë dorezat e frigoriferëve, dorezat e sirtarëve, rubinetat, aparatet e kafesë. Për këtë u bë dhe një eksperiment nga Shoqata amerikane e mikrobiologjisë.

Studiuesit vendosën vendosën vetëm një kampion të një virusi të pamdëmshëm në dorezën e një dere e një tryezë të një godine me zyra.

Zona e parë që u kontaminua ishte vendi ku punonjësit mblidheshin gjatë pushimit. Brenda katër orësh, virusi mund të gjurmohej në 40 deri në 60% të punonjësve, vizitorëve dhe objekteve më të prekura.

SHKARKO APP