Si ta forcojmë imunitetin

Lajmi i keq është se nuk ka pilulë magjike ose supë mrekullie që do të “forcojë” imunitetin tonë kundër koronavirusit. Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra se si mund të forcojmë sistemin tonë imunitar. Kur bëhet fjalë për kujdesin e shëndetit tonë, sistemi imunitar është aseti ynë më i çmuar. Megjithatë, ne rrallë e vlerësojmë atë, derisa diçka të shkojë keq. Shumicën e kohës sistemi ynë imunitar funksionon qetësisht dhe ne as nuk e vërejmë atë. E gërshetuar thellë me çdo aspekt të shëndetit tonë fizik dhe mendor, sistemi ynë imunitar vepron si një kështjellë dhe vendos themelet e shëndetit dhe jetëgjatësisë sonë.
Mikrobet në trupin tonë që na kërcënojnë vazhdimisht, edhe pse 99 për qind e tyre nuk na bëjnë dëm. Si shqisa jonë e gjashtë, ky sistem lidh shëndetin me mjedisin, ndjenjat dhe emocionet tona.
Vërtet ka mite të ndryshme si çaji jeshil, hudhra apo përbërës të tjerë që mund të na ndihmojnë të shmangim mikrobet apo patogjenët të tjerë që i bëjë dëm trupit tonë. Por, ende nuk ka asnjë provë shkencore që të vërtetojë këtë gjë.
Nëse jeni duke kërkuar të forconi imunitetin tuaj, mënyra më e mirë është përmes një qasje të kombinuar, duke kombinuar shkencën me mënyrën e jetesës.

Prodhimet organike
Prodhimet organike kanë shumë baktere, por kur to konsumohen të papërpunuara, por nëse ato gatuhen nuk ka ushqim më të mirë qe forcon imunitetin tuaj.

Duhet pak diell
Dielli është i mirë për imunitetin dhe i keq për viruset. Një nga arsyet pse sezoni i gripit është në dimër, është sepse virusi i gripit transmetohet më së mire në temperatura të ftohta dhe kohë të lagësht. Drita e diellit gjithashtu ndihmon trupin tonë për të pasur Vitaminë D. Roli thelbësor i vitaminës në imunitetin tonë nuk është kuptuar plotësisht, por nivelet e bollshme mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër një liste të gjatë të sëmundjeve, përfshirë sklerozën, astmën, depresionin, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Një dush i ftohtë
Ashtu si për të ngrohtin, trupi ka nevojë edhe për të ftohtin. Një dush me ujë të ftohtë, mund të ndihmojë imunitetin tonë. Në dozat e duhura, ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të ndihmojë në uljen e stresit, i cili mund të ketë një ndikim të dëmshëm në imunitet. Nuk do të ndodhë menjëherë, por me kalimin e kohës, trupi ynë mund të përmirësojë rezistencën e tij ndaj stresit.

Merrni ajër të pastër
Ajri që thithim gjithashtu, mbart bakete, të cilat së bashku me organizmat e tjerë vijnë kryesisht nga toka dhe bimët, depozitohen në gojë dhe rrugët e frymëmarrjes. Këto baktere dihet që kanë efekte imunolojgike potenciale. Ekspozimi ndaj natyrës funksionon kryesisht duke ulur stresin, funksioni i qelizave imunitare përmirësohet pas ecjes në një pyll për disa orë çdo ditë.

Provoni probiotikët
Përkufizimi zyrtar i një probiotiku është:, “një mikroorganizëm i gjallë që kur konsumohet në sasi të përshtatshme sjell një përfitim shëndetësor”. Por pak produkte e plotësojnë këtë përkufizim pasi është e ndërlikuar të mbash organizmat gjallë. Gjithashtu, ne nuk e dimë nëse ato janë të dobishme për të gjithë. Në fakt, shumica e mikrobeve të mira nga probiotikët nuk qëndrojnë në zorrët tona, por janë kalimtare.

Fli gjumë sa duhet
Një nga shprehjet klishe që ekziston është se “mund të flemë kur të vdesim”. Është shumë e vërtetë, por nëse nuk flemë aq sa duhet do dëmtohemi shumë. Mungesa e gjumit mund të çekuilibrojë sistemin tonë imunitar. Një nate e vetme do të çojnë në dëmtim deri në 70 për qind të qelizave tona, që është mbrojta e parë kundër viruseve dhe qelizave potencialisht kancerogjene. Pavarësisht të tjerave, gjumi është një ndër gjërat kryesore që duhet të jetë i plotësuar./Daily Mail/

SHKARKO APP