Si të bëjmë produkte kozmetike e shtëpiake vetë! Ja fugoni “zero-waste” që po mëson njerëzit
Ky fugon jo-fitimprurës drejtohet nga një duo, shqetësimi për mjedisin i të cilëve, i ka nxitur ata të fillojnë një biznes me anë të cilit u mësojnë njerëzve si të bëjnë vetë produkte kozmetike ekologjike. Ata e morën këtë vendim pas një kërkimi për alternativa të qëndrueshme lokale të cilat ishin të pakta dhe për pasojë vendosën të sillnin aftësitë e tyre autodidakte në botën e gjerë.
Çifti i Alma Sana, organizon work-shops në të gjithë Belgjikën, duke shpalosur idetë e tyre tek njerëzit se si të bëjnë produkte shtëpiake dhe kozmetike me një listë përbërësish tërësisht ekologjikë. Formula përmban bikarbonat, bikarbonat natriumi, vajra esenciale, si dhe savon noir – një material i lëngshëm i biodegradueshëm, pa shtues që rezulton nga sapunifikimi (konvertimi i yndyrës në sapun) të vajrave vegjetale si vaji ulliri ose liri. Dhe së fundmi janë pikat e vajrave esenciale të agrumeve ose vajit të qumështit dhe kështu detergjenti i larjes së pjatave është gati për përdorim nëpër shishe me përbërje të ricikluar.
Pjesa më e madhe e ‘klientelës’ janë ata me fëmijë të vegjël, për arsye të alergjive dhe intolerancave ndaj produkteve tradicionale të pastrimit, të cilat shpesh përmbajnë një mori përbërësish toksikë, shprehet Candice Enderle, njëra nga themelueset. “Prindërit e tyre po kërkojnë zgjidhje alternative, produkte që nuk kanë parfum, pa shumë kimikate brenda dhe që janë aq të natyrshme sa të jetë e mundur,” thotë Nastassia Godeaux e Alama Sana. Ajo thotë se përdorimi i produkteve jo toksike në prani të fëmijëve alergjikë është me shumë rëndësi.
“Ne jemi shumë të kujdesshëm, ne ndjekim një sërë udhëzimesh që nuk na lejojnë të përdorim produkte kimike të dëmshme për lëkurën dhe për përdorim të përditshëm. Kur pastrojmë tryezat përdorim disa sapunë specifikë që janë më eko-miqësore se të tjerët, sepse ne jemi përgjegjës për fëmijët dhe jetën e tyre. ”
/Euronews – SCAN