“Si të mos dukemi të dëshpëruar në intervistat e punës?!

Prezantimi i vetes gjatë një interviste pune është një element thelbësor, i cili bën diferencën që të përzgjidheni ju ndër kandidatët e tjerë. Fjalët që ju përzgjidhni për të diskutuar si dhe gjuha e trupit, i lënë hapësirë punëdhënësit të krijojnë një opinion të përgjithshëm për ju. Ama, ju nuk do të jeni aspak interesant për ta dhe nuk do të mund të bëni përshtypje, nëse i drejtoheni atyre me fjali të tipit:

“Ju jeni të mahnitshëm dhe unë shpresoj të jem mjaft i mirë për ju!”. Kjo pasi, punëdhënësit tërhiqen më së shumti nga ata kandidatë të cilët kanë shumë vetbesim. Më poshtë ju rendisim disa mënyra sesi të dukeni sa më pak të dëshpëruar përpara punëdhënësit tuaj:

  1. Aplikimi për shumë punë të ndryshme në të njëjtën organizatë. Eshtë gjithmonë, një ide më e mirë për të zgjedhur punën që ju intereson më shumë duke pasur ju mundësi që t’i tregoni eprorit tuaj se ju mund të kryeni disa funksione njëkohësisht.
  2. Gjatë kohës që jeni duke zhvilluar intervistën, përpiquni ta fokusoni bisedën tek dëshira e madhe që ju keni për ta fituar këtë vend pune, dhe jo duke folur për aftësitë tuaja.
  3. Mos flisni asnjëherë për performancën tuaj në punën e mëparshme, në një intervistë pune. Mos e bëni këtë – përkundrazi, tregoni histori për gjërat e shkëlqyera që keni bërë në punët tuaja të kaluara.
  4. Asnjëherë mos flisni për pagën tuaj dhe as për pritshmëritë që keni. Nëse ju e dëshironi shumë një vend pune, do tundoheni t’i thoni rekrutuesit ose menaxherit të departamentit se do jeni të lumtur të filloni dhe nëse merrni nivelin më të ulët të mundshëm të pagës dhe punoni çdo orar që ata mund t’ju kërkojnë. Por këshilla kryesore, është të mos flisni asnjëherë lidhur me këtë çështje përpara se ata t’ju pyesin.
  5. Ndërsa intervistuesi përshkruan mundësinë e punës,dhe ju i ndërprisni ata duke thënë “Unë e kam bërë atë! Unë e kam bërë atë gjithashtu! Unë e kam bërë atë për vite me rradhë.”, atëherë duhet të merrni frymë… Merrni kohën tuaj dhe prisni mundësinë që të tregoni një histori kohezive se si përvoja juaj mbivendoset me përshkrimin e vendit të punës.

/ SCAN

SHKARKO APP