Si të reagoni kur takoheni me ish të dashurin në rrugë rastësisht
Shumë marrëdhënie në çift nuk prëfundojnë me fejesë apo martesë, apo më tepër akoma “Jetuan të lumtur përgjithmonë”, por ngelin në një fazë të caktuar.
Ndarja nga partneri mund të jetë e dhimbshme, kur njëra palë e do këtë gjë dhe tjetra jo, por edhe e ëmbël, kur të dy palët kuptojnë se asnjë gjë mes tyre nuk po funksionon më dhe është më mirë të jenë të ndarë.
Ka raste kur ngeleni shok, apo edhe kur nuk doni t’ia shikoni sytë partnerit tuaj.
Sido që të ketë qenë fundi, ne do t’ju këshillojmë se si duhet të silleni në atë moment:
Takojeni – Takojeni duke buzëqeshur. Nëse e shihni në rrugë mos ndërroni drejtim vetëm për shkak të tij. Nëse nuk ndjeni gjë për të, takojeni dhe buzëqeshni për t’i treguar sa mirë jeni pa të.
Mos flisni për të shkuarën – Edhe nëse ai përmend diçka sa i përket lidhjes suaj, mos ia zgjasni. Bëni sikur e keni harruar atë periudhë që keni qenë e lidhur me të.
Flisni për karrierën – Flisni më shumë për jetën profesionale se atë personale. Tregojini sa shumë gjëra keni arritur në karrierë dhe mos përmendi shumë nga jeta personale. Mjaftojuni duke thënë “Jam e lumtur”. Kjo gjë do t’i “vrasë” ata.
Largohuni duke nxitur – Bëni sikur nxitoni për diçka dhe largohuni. Ky veprim është një mesazh që i jepni “Nuk kam më kohë për ju”.