Si t’i bëni ushqimet të rezistojnë më gjatë

Duke qenë se po dalim për pazar më rrallë dhe po blejmë më shumë, gjasat që ushqimet të na prishen janë të larta. Por s’ka pse të ndodhë kështu.

Qepët

Futini qepët në një palë geta të pastra dhe lidhni nyje nga njëra kokërr të tjetra. Kjo e lejon ajrin të qarkullojë. Varini në një vend të errët dhe të ftohtë. Në këtë mënyrë, qepët rezistojnë për tetë muaj. Mos i vendosni qepët dhe patatet pranë sepse prishin njëra-tjetrën.

Avokado

Mos ia hiqni bërthamën gjysmës së pangrënë, mbulojeni me lëngë limoni pjesën e prerë dhe mbështilleni frutin me letër plastike. Sigurohuni që letra të ngjeshet mirë pas tulit.

Mollët

Është e vërtetë që një mollë e prishur prish gjithë arkën. Hidhni sa më shpejtë të jetë e mundur mollët e kalbura që të shpëtoni të tjerat.

Bananet

Ndajini bananet nga tufa dhe mbështillni bishtat me letër plastike. Kaq mjafton.

Frutat dhe perimet

Nëse keni tepri frutash dhe perimesh, ngrijini. Prini perimet, zhytini shkurtimisht në ujë të valuar dhe vendosini në qese ngrirjeje.

Vezët

Vezët me lëvozhgë nuk mund të ngrihen, por të bardhat, të verdhat dhe vezët e çara po. Trazoni pak të bardhat, të verdhat ose vezët e plota dhe hidhini pak kripë. Mos i rrihni. Kullojini përmes një sitë dhe derdhini në formë akulli. Ngrijini dhe hiqni kubat nga forma. Në këtë mënyrë, vezët rezistojnë deri në një vit.

Bulmetrat

Gjalpi, qumështi dhe kosi mund të ngrihen. Gjalpi duhet mbështjellë me letër alumini para se të ngrihet. Qumështi i pasterizuar dhe i homogjenizuar gjithashtu mund të ngrihet. Kosi i ngrirë më mirë të përdoret në gatim sepse e humbet shijen.

Burimi: The Telegraph

SHKARKO APP