Si t’i rregulloni gabimet që bëni në një lidhje në bazë të shenjës së horoskopit

Placeholder Image

Të qenurit njeri vjen bashkë me gabimet nga të cilat mësojmë dhe rritemi. Gabime mund të bëhen në çdo aspekt të jetës përfshirë këtu edhe në dashuri. Karakteri juaj ka shumë të bëjnë me mënyrën sesi gaboni dhe është gjithashtu specialiteti i horoskopit.

Për t’i kuptuar më mirë gabimet që bëni dhe si t’i rregulloni, lexoni këshillat e mëposhtme bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi: Zgjidhini betejat në të cilat doni të luftoni!

Jo të gjitha mosmarrëveshjet duhet të çohen deri në fund. Ndonjëherë është më e rëndësishme qetësia shpirtërore sesa një “luftë e fituar”. Nëse do të vazhdoni të konfliktoheni edhe për arsyen më të vogël, do të humbisni.

Demi: Qetësohuni, jepini partnerit hapësirën e nevojshme!

Një dem romantik do të bëjë ç’është e mundura për t’i treguar partnerit se e duan, por kujdes me balancën midis gjesteve të ëmbla dhe “marrjes së frymës”. Gjithsecili prej nesh (përfshirë edhe vetë ju) ka nevojë për hapësirën personale.

Binjakët: Mos e lini veten pas dore!

Kur themi këtë nënkuptojmë interesat dhe hobit e juaja. E dini përse ju mërziteni shpejt nga lidhjet? Sepse hiqni dore nga vetja juaj, i përkushtoheni tërësisht partnerit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër nuk keni më për çfarë të flisni. Thënë shkurt, humbisni interesin.

Gaforrja: Besojeni të dashurin e zemrës!

Mjaft dyshuat për çdo gjë! Besoni në atë çka keni ndërtuar me njeriun e zemrës dhe jetojeni. Dilni nga guaska.

Luani: Lërini të tjerët të kuptojnë se ju i doni dhe i vlerësoni!

Ju jeni CEO i jetës suaj, por në një marrëdhënie duhet që dhe tjetri të ndihet i rëndësishëm. Lërini të tjerët të kuptojnë që ju i doni në jetën tuaj, pasi në dukje jeni aq arrogantë sa të bëni të besoni që ju nuk keni nevojë për askënd.

Virgjëresha: Pranoni gabimet!

Askush nuk është perfekt. Ndonëse ju jeni shenja që i afrohet më shumë kësaj të fundit, sërish bëni gabime. Pranojini dhe jetoni në paqe me veten tuaj dhe të tjerët.

Peshorja: Jini vetvetja!

Mos lejoni që nevojat dhe dëshirat e të tjerëve të anashkalojnë dëshirat dhe nevojat tuaja reale. Nëse jeni në humor për pica, mos thoni “hamë çfarë të duash zemër”. Thoni “dua pica”. Partneri juaj nuk do t’ju dojë më pak nëse ju jeni vetvetja, përkundrazi. Kjo tregon vendosmëri dhe është për t’u adhuruar.

Akrepi: Jeta është e shkurtër mos mbani mëri!

Akrepi është shenja që mban më shumë inat dhe që fal rrallë, për të mos thënë kurrë. Por në një marrëdhënie ia vlen të liroheni nga mëritë dhe të falni. Është ndjesi e papërshkrueshme, provojeni.

Shigjetari: Mbani gojën!

Jo rrallë herë shigjetari flet pa u menduar. Fjalët lëndojnë, ndaj të kesh takt në komunikim është thelbësore. Nuk po themi të heshtni e të mos thoni mendimin tuaj, por kuptojeni se ka disa mënyra të shprehuri.

Bricjapi: Mos e merrni aq seriozisht!

Që në takimin e parë, bricjapi do t’ju flasë për një lidhje serioze, për martesën, fëmijët, problemet e zakonshme të një familjeje të re etj. Duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë “i trembni” të tjerët dhe pas takimit të parë do të zhduken pa lënë gjumë.

Ujori: Mjaft u hoqët sikur i dini të gjitha!

E dimë që jeni shenjë gjeniale, por mos u tregoni egoistë. Pranoni botëkuptimin dhe pikëpamjet e tjetrit dhe lërini të kuptojnë se mendimin i tyre ka vlerë për ju. Në fund të fundit a nuk ishin dhe ata gjeniale, sepse arritën t’ju bënin për vete?

Peshqit: Mos jini hero!

Peshqit vetësakrifikohen për ata që duan. Por jo të gjithë e meritojnë. Marrëdhëniet janë për të dhënë e për të marrë dhe nëse gjërat nuk janë të dyanshme, ju po humbisni kohën dhe energjinë tuaj. Dikush tjetër aty jashtë ju meriton.

SHKARKO APP