Sinjal aspak i mirë për Tokën, akullnajat po shndërrohen në rozë

Sipërfaqja e akullnajave po tkurret çdo vit e më shumë nga faktorë të ndryshëm, më së shumti për ngrohjen globale. Rasti i fundit përfshin akullnajën Presena në Italinë e veriut.

Sipas pamjeve të marra nga hulumtuesi Biagio Di Mauro, i këshillit Kombëtar të Kërkimeve, akullnaja në fjalë është shndërruar në rozë dhe ky nuk është një sinjal aspak i mirë për klimën.

Shkaku i ngjyrës është përcaktuar tek një algë specifike, Chlamydomonas nivalis, që mbart pigmentin rozë.

Kjo algë rritet aty ku rriten temperaturat dhe ku dëbora nuk bie në mënyrë të vazhdueshme. Jo vetëm, por ngjyra me e errët e akullit e bën atë më të rrezikuar nga shkrirja.

Alga të tilla janë identifikuar edhe në vende të tjerë, nga Andet në Himalajat, dhe është fenomen që po shqetëson ekspertët e mjedisit në rang botëror.

SHKARKO APP