Skandal: Prindërit mbysin foshnjën pesë muajshe, arrestohet babai
25-vjeçari, Tomas Driukas u arrestua ditë më parë, pasi ndihma e parë ishte thirrur në shtëpinë e tij për shkak të zhurmës së madhe që ishte dëgjuar në shtëpinë e tij. Pas kësaj, foshnja e tij pesë muajshe ishte dërguar me emergjencë në spitalin e Birminghamit, pasi që kishte probleme me frymëmarrjen. Foshnja ndërroi jetë dhe nga rezultatet e autopsisë u konstatua se vdekja e foshnjës kishte ardhur si pasojë e lëndimeve të shumta dhe të qëllimta. Detektivët që po hetojnë rastin kanë arrestuar dy prindërit nën dyshimin se ata kishin vrarë foshnjën e tyre.
Nëna e saj 22-vjeçare, Renata Braskyte, u lirua sot pasi pagoi garanci, por ajo vazhdon të mbetet ende nën hetime. Por, sipas autoriteteve, dyshimet më të mëdha bien mbi babanë e foshnjës, Driukasin, i cili punon si elektricist.