Smogu “mbyt” Pekinin, banorët: Do emigrojmë!

 

Shkollat e Pekinit kanë pezulluar të gjitha aktivitetet në mjedis të hapur për të mbrojtur nxënësit nga ndotja e ajrit që për të pestën ditë radhazi ka prekur nivele rekord.

Kryeqyteti kinez është përfshirë nga një smog që redukton shikimin në pak metra.

Niveli i grimcave ndotëse PM 2.5 ka arritur një nivel 24 herë më të lartë se ai që konsiderohet i pranueshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shumë banorë të kryeqytetit kinez mbajnë maska mbrojtëse të llojeve të ndryshme, por që për efikasitetin e tyre mjekët kanë shprehur rezerva të forta.

“Qeveria duhet të bëjë diçka”, ka deklaruar Yin Lina, një grua e re ndërsa shoqëronte vajzën 5-­vjeçare në shkollë,­ “por nëse situata nuk përmirësohet duhet të konsiderojmë mundësinë për emigrim”.

Nga e diela e kaluar fabrikat janë mbyllur dhe kanë reduktuar prodhimin dhe mjetet e rënda nuk mund të qarkullojnë.

Kina së bashku me Shtetet e Bashkuara, vendi më ndotës i botës: dy gjigandët në fakt janë përgjegjës për 45% të ndotjes globale. 

SHKARKO APP