Spektakël në qiell, raketa e Elon Musk drejt hapësirës
Raketa “Falcon 9” e Elon Musk ka ndriçuar qiellin mbi Kaliforni, teksa hyri në hapësirë, para se një pjesë e saja të ulej përsëri në Bregun Perëndimor për herë të parë.
Kjo përplasje në qiell të hapur, mundësoi një atmosferë fantastike mbi horizontin e Kalifornisë përpara se të kthehej në mënyrë të sigurt në tokë.
Fillimisht pamjet mahnitëse u krijuan kur raketa u ngrit mbi horizont. Teksa faza e parë përfundoi duke udhëhequr veten raketa përsëri në tokë, faza e dytë ndezi raketën e saj përforcuese, duke e nxitur atë nga atmosfera e tokës dhe në hapësirë.
Pamjet u krijuan kur rrëzimi i raketës kapi dritën e diellit dhe mund të shihej gjerësisht nga San Francisco në Los Anxhelos dhe madje edhe në pjesë të Arizonës.
Ajo çka e bënë të veçantë këtë raketë është se ky lloj modeli “Falcon 9” bën udhëtimin hapësinor shumë më të lirë dhe më të lehtë, sepse shumica e raketës mund të ripërdoret pas ardhjes së sigurt në tokë.
Kompania “SpaceX” synon të ulë koston e lëshimeve drejt hapësirës, nëpërmjet ripërdorimit të raketave në vend që t’i hedhë ato në oqean, një praktikë e zakonshme që nga vitet e hershme të NASA-s.