Stina në të cilën ke lindur, tregon diçka shumë të bukur për ty

Ashtu si stinët e vitit, edhe ne kemi cilësi unike që na dallojnë nga njëri-tjetri. Stina në të cilën ke lindur, mund të ndikojë edhe në cilësitë e personalitetit tënd. Më poshtë do të lexosh cilësitë e karakterit, në varësi të stinës kur ke lindur.

Personat e lindur në pranverë :

I dëgjoni me dashuri personat e dashur për ju. Ju pëlqen të bëni botën më të bukur me veprimet tuaja. Personaliteti juaj është shumë i pëlqyer prej të tjerëve dhe i bën zemrat e tyre të buzëqeshin. Jeni persona me këmbë në tokë, arsye kjo se pse bëni shpesh shoqëri të reja dhe nuk zhgënjeheni lehtë në jetë.

Personat e lindur në verë :

Jeni persona të pavarur dhe keni aftësinë të zgjidhni çdo problem. Cilësia kryesore e karakterit tuaj është kreativiteti. Jeni persona të ndershëm dhe nuk do i gënjenit kurrë të afërmit tuaj. Shpërndani ndjesi pozitive në çdo ambient, në të cilin hkelni. Personat përreth pëlqejnë shumë ta kalojnë kohën me ju, sepse kohën me ju e shohin kohë të shpenzuar në mënyrë të vlefshme.

Personat e lindur në vjeshtë :

Mendoheni shumë, përpara se të vendosni për diçka. I mbani sytë hapur dhe jeni në gjendje të zbuloni këdo që po gënjen. I pëlqeni shumë bisedat me të dashurit tuaj dhe me ta doni të ndani gjithçka, qoftë edhe ngjarjet jo shumë të këndshme. Të gjithëve iu pëlqen fakti që jeni mendjehapur. Keni kaluar nëpër shumë gjëra në jetën tuaj, ndaj jeni përherë në gjendje të jepni këshillat e duhura.

Personat e lindur në dimër :

E keni shumë të vështirë t’i mohoni një nder dikujt. Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, por dëshironi shumë që të tjerët të bien dakord me mendimet tuaja. Pasi hapeni me dikë për sekretet tuaja, ju nuk keni për ta lënë më atë person. Jepni gjithnjë 100% nga vetja dhe shumë personave të tjerë u pëlqen që jeni të veçantë dhe ju konsiderojnë si miqtë e tyre më të mirë.

SHKARKO APP