Stjuardesa copëton këmbën gjatë turbulencës, kompania e avionit bën sikur s’ka ndodhur gjë

Një stjuardesë 27-vjeçare, gjatë një turbulence të fortë në avion, pësoi plotë shtatë fraktura në të dyja këmbët. Një incident aq i rëndë, sa e reja u detyrua që të qëndrojë shtrirë për plotë pesë muaj.

Eden Garrity, një stjuardesë e re angleze, punonte për “Thomas Cook”, kompaninë e madhe ajrore britanike, e cila së fundmi ka falimentuar. Incidenti në fjalë ndodhi në muajin gusht, ose rreth një muaj para se kompania të falimentonte, gjatë një fluturimi nga Kuba në Manchester. Turbulenca e fortë ndodhi pikërisht teksa stjuardesa ndodhej në këmbë dhe po shtynte një tavolinë me rrota, mbi të cilën kishte pije dhe ushqime.

Ajo u zu poshtë prej saj, duke pësuar fraktura të shumta. Pas disa ndërhyrjesh në këmbë, më në fund Eden arriti që të ecë me paterica, pas dy muajsh nga aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Thomas Cook” i kishte premtuar se do e paguante gjatë gjithë shërimit, por edhe dëmshoërblim, ndërkohë që pas falimentimit të kompanisë e reja e gjeti veten të papunë dhe pa të ardhura. Tashmë vajza ka vendosur që t’iu drejtohet mediave për të ngritur zërin e saj dhe për të kërkuar të drejtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shprehet: Kam ende shumë probleme fizike dhe gjetja e një pune në këto kushte është shumë e vështirë. Si të mos mjaftonte, përgjegjësit e ekonomisë së kompanisë nuk më njohin të drejtën e pagesës dhe dëmshpërblimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?