Studentja e juridikut u shpall luftë meshkujve që hapin shumë këmbët

Ndoshta në vrullin e lajmeve nga Shqipëria mund të mos merreni shumë me hallet e botës. Megjithatë ka një shqetësim në rritje në botë, sidomos nga lëvizjet feministe, për atë që njihet si ‘manspreading’.

Bëhet fjalë për meshkujt që i hapin shumë këmbët kur janë të ulur diku, nuk ka rëndësi lokal, metro apo shkollë.

Për shumëkënd, ky veprim është jo vetëm fyes, por edhe sfidon hapësirën publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

E zemëruar nga kjo situatë, një studente ruse e juridikut ka vendosur të nisë kryqëzatën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anna Dovgalyuk, 20 vjeç, ka nisur që të sulmojë meshkujt që hapin këmbët nëpër metro. Ajo u hedh atyre ujë me zbardhues në mes të këmbëve.

Sipas saj, Rusia nuk po bën shumë për të luftuar këtë problem, të cilin e quan ‘agresion gjinor’.

Ajo thotë se zbardhuesi që u ka hedhur meshkujve në mes të këmbëve është shumë i fuqishëm, por shërben për të identifikuar atë zonë që po kthehet në problem.

Ndaj edhe ju meshkuj, kontrolloni pjesët e trupit.

Ndoshta do ishte mirë që studentja t’ia niste nga lideri i vendit të saj.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?