Studentja përdor hirin e gjyshes për të gatuar biskota

Policia ka nisur hetimet për një studente në Amerikë që i dha shokëve të klasës biskota që kishin në përbërje hirin e gjyshes. Thuhet se ajo ia ka dhënë miqve pa i treguar se me çfarë ishin gatuar. Autoritetet në Kaliforni janë lajmëruar nga studentët në shkollë, duke njoftuar se vazhdojnë testet për të kuptuar se çfarë kishte në përbërjen e biskotave. Gjimanzi “Da Vinci” nuk pranoi të komentonte për këtë histori, ndonëse ata që u përfshinë thanë se ndiheshin të penduar. Policia njoftoi se nëntë prej tyre i kishin ngrënë, por nuk dihet se sa janë përfshirë në shpërndarjen e biskotave.

SHKARKO APP