Studim: Ngrohja globale po shkatërron pikturat e shpellës 45,000-vjeçare

Ngrohja globale po ndikon edhe në arkeologji. Pikturat antike të njerëzve dhe kafshëve të bëra midis 25,000 dhe 45,000 vite më parë në Indonezi po shkatërrohen për shkak të ndryshimit të klimës. Sipas studiuesit Jillian Huntley, reshjet sezonale të kombinuara me thatësirën në rritje, po “kërcënojnë” ruajtjen e artit të shpellës në vendin Maros-Pangkep në ishullin Sulaëesi.

Përkeqësimi po vjen nga fakti që veprat e artit janë të vendosura në domenin muson australian, rajoni më dinamik i atmosferës në botë. Sipas mediave të huaja përkeqësimi i klimës është përshpejtuar gjatë katër dekadave të fundit, pasi rritja e emetimeve të gazrave serë nga aktivitetet njerëzore ndryshoi klimën e botës, veçanërisht në tropikët.

SHKARKO APP