Studimi: Baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë

Përveç lajkave, fjalëve të shumta dhe çapkënllëqeve vajzat të zgjatkan edhe jetën. Kështu thotë një studim i kohëve të fundit.

Studimi u krye nga Universiteti Jagiellonian dhe në shqyrtim u morën 4310 njerëz specikisht 2147 nëna dhe 2163 baballarë.

Sa më shumë vajza, aq më gjatë jetojnë baballarët, specikisht 74 javë më shumë për çdo vajzë. Kurse tek nënat nuk ka këtë ndikim. Sa më shumë fëmijë, aq më jetëshkurtër janë nënat, sipas këtij studimi. Kurse sipas një tjetri, gratë pa fëmijë jetojnë më gjatë dhe janë më të lumtura.
Kështu që sa për baballarët që vdesin për një djalë, tjetër herë me vajzë!

SHKARKO APP