Studimi: Gratë në epokën parahistorike ishin më të forta se atletet e sotme
Punimi i tokës dhe bluarja e grurit për orë të tëra bëri që femrat në epokën parahistorike krahë shumë më të fortë e të gjallë se ato të kampioneve femra të ditëve të sotme.
Gjetjet tregojnë një manual të punës së rëndë të kryer nga gratë përgjatë mijëvjeçarëve, thanë hulumtuesit.
“Ky është studimi i parë që krahason eshtrat parahistorike femërore me ato të grave që jetojnë sot”, tha Alison Macintosh, nga Universiteti i Kembrixhit në Britaninë e Madhe.
“Duke interpretuar eshtrat e grave në një kontekst të veçantë femëror ne mund të shohim se sa intensive, të ndryshme dhe të mundimshme sjelljet e tyre ishin, duke na çuar në një histori të fshehtë të punës së grave gjatë mijëra vjetëve”, tha Macintosh, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Science Advances.
Studiuesit përdorën një skaner të vogël CT për të analizuar kockat e krahëve dhe këmbëve të grave që janë të angazhuara në një sërë aktivitetesh fizike: si vrapi, futbolli e deri te ato që kanë një jetë më pak aktive.
Gjatë tre javëve të sezonit të provës, studiuesit skanuan gjymtyrëve e pjesëtareve të skuadrave të vozitjes të Universitetit të Kembrixhit
Këto vajza, në të njëzetat e tyre, po stërviteshin dy herë në ditë dhe vozitnin mesatarisht 120 km në javë në atë kohë.
Ndërkohë që femrat neolitike të analizuara në studim (nga 7,400 – 7,000 vjet më parë) kishin një forcë të ngjashme të kockave të këmbëve me vozitëset moderne, por kockat e tyre të krahut ishin 11-16 për qind më të forta për madhësinë e tyre se sa të këtyre sportisteve, dhe pothuajse 30 për qind më e fortë se studentet tipike të Kembrixhit.