Studimi: Koronavirusi mbijeton në mishin e ngrirë për të paktën 3 javë

Sipas një studimi mësohet se koronavirusi mbijeton në mish apo peshk në ngrirje për të paktën 3 javë. Shkencëtarët paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit pasi mbijeton edhe në temperaturat e ngrirjes.

Pjesë salmoni, pule dhe mishi të derrit nga supermarketet në Singapor u prenë në feta dhe një mostër e virusit iu shtua atyre për të vërtetuar këtë studim.

Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në temperaturat e ngrirjes për të parë nëse virusi mund të mbijetonte.

Ato u vendosën në frigoriferë që përdoren për transportimin e ushqimit midis vendeve në -4 gradë C, që është temperatura standarde e ftohjes, dhe -20 gradë C, që është temperatura standarde e ngrirjes.

Pas 21 ditësh, koronavirusi ishte akoma i pranishëm në mostrat e mishit dhe të peshkut.

Shkencëtarët tani po paralajmërojnë se kjo mund të shpjegojë shpërthimet në vendet që nuk kanë pasur ndonjë rast të koronavirusit për periudha të gjata.

Në Vietnam, Zelandën e Re dhe një pjesë të Kinës ku nuk kishte pasur raste për disa muaj.

Importi i ushqimit dhe paketimi i ushqimit ‘ të infektuar’ është një burim i mundshëm për shpërthime të tilla.

Një ushqimi mbartës i virusit ka potencialin të bëhet shkak i një shpërthimi të ri.joq

SHKARKO APP