Studimi/ Ky është objekti më i “pisët” që prekni çdo ditë, ka më shumë mikrobe se tualeti
Universiteti i Arizonës ka nxjerrë një studim të fundit që zbulon objektin më të pisët që ju rrethon çdo ditë. Bëhet fjalë për tastierën e kompjuterit ku punoni. Sipas një studimit të tyre një tavolinë zyre ka 400 herë më shumë mikrobe se sa një ulëse tualeti.
Studiuesit madje zbuluan se burrat kanë katër herë me shumë baktere në kompjuterë, telefona dhe tavolinat e tyre. Madje në ambientet e mbyllura viruset dhe bakteret janë më të ulëta se në ambientet jashtme. Ndaj dhe duhet pasur më shumë kujdes me pastërtinë e tavolinës në zyrën tuaj të punës, sidomos me tastierën.