Studimi: Njerëzit që dëgjojnë këtë lloj muzike janë më inteligjentët
Njerëzit që dëgjojnë muzikë instrumentalë janë më inteligjentë. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një kërkim i botuar në ‘Evolutionary Behavioral Sciences’.
Sipas hipotezës së ngritur nga autorja e studimit, Elena Racevska inteligjenca evoluoi si një mënyrë për t’u përballur me gjëra të reja dhe të panjohura, duke rezultuar në individë më inteligjentë që kanë preferencë më të madhe për stimuj të rinj sesa individët më pak inteligjentë.
Studimi gjatë të cilit u studiuan 467 nxënës të shkollave të mesme kroate doli në përfundimin se ata që dolën me rezultate të larta të testin e inteligjencës kishin preferenca për muzikë instrumentale, atë klasike, xhazin, etj.
Gjithsesi, ky studim si në rastet e tjera, ka limitet e veta, pasi shijet në muzikë ndikohen edhe në faktorë të tjerë që mund të jenë mosha, gjinia, edukimi, të ardhurat e familjes, etj.