Studimi: Pse burrat tullacë janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Burrat pa flokë kanë rrezik më të lartë për të vdekur nga koronavirusi. Kjo, sipas shkencëtarëve, pasi ata kanë një hormon mashkullor që e ndihmon virusin që të sulmojë qelizat.

Hormoni Androgen, që është përgjegjës për humbjen e flokëve tek meshkujt, është lidhur së fundi me disa nga rastet më të rënda me Covid-19 në spitalet spanjolle.

Ky zbulim mund të marrë emrin Shenja Gabrin, pas fizikanti të parë amerikan që humbi jetën nga sëmundja, Dr. Frank Gabrin i cili ishte pa flokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesori Carlos Wambier, autori kryesor i studimit nga Universiteti Brown u shpreh për The Telegraph: ” Ne vërtet besojmë që ‘tullacllëku’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mendojmë se androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet tek qelizat tona,” shtoi Carlos Wambier.

Në një studim tjetër të bërë tek 122 pacientë, rezultoi se 79 për qind e burrave të infektuar në tre spitale të Madridit ishin tullacë. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?