Studimi: Selfiet kanë vrarë 259 njerëz që nga 2011-ta
Selfiet ekstreme kanë vrarë të paktën 259 persona përgjatë viteve 2011-2017-ës zbulon një studim. Hulumtuesit pranë Librarisë Kombëtare të Mjekësisë në Shtetet e Bashkuara rekomandojnë lançimin e zonave “no selfie” për të ulur numrin e vdekjeve.
Kështu malet, ndërtesat e larta dhe liqenet do të ishin zona të ndaluara për selfie.
Shkaku kryesor i vdekjeve nga selfiet kanë qenë aksidentet rrugore dhe rëniet nga lartësitë.
Megjithatë ka pasur raste kur persona të cilët kanë tentuar të bëjnë selfie me kafshë, pranë zjarreve apo me armë zjarri, kanë vdekur.
Në Korrik të këtij viti një 19 vjeçar në Australi humbi jetën kur ra nga një shkëmb teksa po bën selfie.
Një tjetër ra nga lartësia 250 metër në Parkun e Josemite në Shtetet e Bashkuara.
Rastet më të larta të humbjes së jetës nga selfiet vinë nga India, Rusia, SHBA-të dhe Pakistani.
Në 2011-ën vetëm tre persona kishin humbur jetën prej tyre ndërsa ky numër shkoi në 98 në 2016-ën dhe 93 në 2017-ën.