Suedi, botohet libri i parë pornografik për të verbrit
Suedezja Nina Linde ka botuar një libër pornografik për të verbrit, i cili përmban një shumëllojshmëri taktikash seksuale, të përshkruar në detaje. Ai është shkruar me alfabetin Braille, me gërma të ngritura posaçërisht për të verbërit.
33-vjeçarja gjithashtu vendosi të përfshinte fotografi të marrëdhënieve seksuale mes gejve dhe lezbikeve.
“Libri ka të bëjë me stimulimin seksual, dhe nuk mendoj që “pornografia” është fjala e duhur,” tha Nina, duke theksuar se “stimulimi seksual është për këdo”.
Libri i titulluar “Të verbër me raste” u publikua fillimisht në vitin 2010 dhe nuk ka qenë gjerësisht në shitje, por kohët e fundit ka bërë bujë pasi një kopje iu dorëzua Biblotekës Kombëtare të Suedisë.
Faqet përbajnë foto të marrëdhënieve seksuale, së bashku me shpjegime të asaj që personazhet janë duke bërë.
Mendohet të jetë i pari material i shkruar i këtij lloji për të ofruar stimulim erotik për të verbërit.