Super jahti 15 milionë dollarësh, që kontrollohet me IPAD del në shitje
‘Adastra’, e cila fitoi një seri çmimesh për dizajnin e saj në 2013 dhe e cila mund të kontrollohet me një iPad, tashmë ka dalë në shitje. Në pronësi të manjatit të anijeve miliarderit Anto Marden, dizajni futurist i objektit duket i përshtatshëm për një agjent James Bond, me krahë aerodinamik që e ndihmojnë atë të udhëtojë nëpër ujë. Krijuar nga John Shuttleworth, jahti 140 këmbë është projektuar me mendimin e impaktit e tij në mjedis.
Adastra, e cila ofron pesë dhoma gjumi, katër tualete dhe një bar në ajër të hapur, mund të kontrollohet nga një iPad deri në 164 metra larg. Jahti fitoi tre çmime në 2013 ShowBoats Design Awards, dhe u nderua me Dizajnin më Inovativ në Superyacht Awards në të njëjtin vit. Faqja e internetit e lançuar për të shitur Adastran e përshkruan atë si “jahtin më të mirë aventuror”. Ende nuk dihet shifra zyrtare e shitjes së jahtit por në vitin 2013, ai u vlerësua me 15 milionë dollarë.
Marden tha se ai dhe gruaja e tij Elaine po shesin jahtin sepse ditët e tyre të udhëtimit kanë mbaruar. “Pas shtatë vjetësh, ne kemi udhëtuar shumë në të gjitha vendet ku donim të lundronim,” tha ai. “Tani ajo nuk është duke u përdorur mjaftueshëm. Ne kemi një tjetër jaht në shtëpi, kështu që është koha për ta shitur.” (CNN)