Superjahti 265 milionë dollarësh, bëhet i padukshëm me 50 pasagjerë në bord

Imagjinoni! Ju udhëtoni në një superjaht, ndërsa dukeni sikur jeni  në ajër. Një superjaht 264 milionë dollarësh që kthehet i padukshëm për çdo njeri për më shumë se 50 metra po pritet të ndërtohet. Superjahti 106 metra do të jetë tërësisht i veshur me xham, i cili reflekton imazhin e detit. Kjo do të bëjë që anija 4 200 tonëshe të zhduket nga sytë e njerëzve deri në 50 metra largësi – edhe pse çdo radar do të mund të dedektojë atë. Brenda do të ketë dhe teatër, helipad, spa dhe kinema. Superjahti është vepër e ndërtuesve të anijeve italiane Fincantieri dhe firmës holandeze Van Geest Designs për “zhdukjen midis ujit dhe qiellit” dhe “përzierje në horizont”.

SHKARKO APP