Tani mund të paguheni për të ngrënë tortë dhe pirë shampanjë

Të hash tortën e dasmave dhe të pish alkool falas duket si një ëndërr. Por po sikur të merrnit para për këtë?

Tani mundeni. Një platformë online po kërkon të punësojë dikë si një testues dasme, që të udhëtojë përreth Mbretërisë së Bashkuar dhe të marrë pjesë në dasma, duke i vlerësuar ato.

Kandidati i përzgjedhur do të paguhet 50 paundë në orë dhe të gjitha shpenzimet do të jenë të paguara.

Personi do të marrë pjesë në 20 të tilla, duke filluar nga muaji që vjen e deri në shtator. Ai do të shkruajë raporte e do të bëjë foto të eventit.

SHKARKO APP