Të burgosesh 32 vite për një “Like” në facebook

 

Nëse në Facebook të shfaqet një fotografi e mbretit të Tajlandës, dhe ti e bën atë ‘Like’ mund të jetë një ide e keqe. Një tajlandez rrezikon 32 vjet prapa hekurave pasi, ai kishte pëlqyer një foto qesharake ku shfaqej Mbretit Bhumibol Adulyadej. Çdo njeri në Tajlandë i cili akuzohet për ofendim të mbretit, që tani është 88 vjeçar, rrezikon mbi 15 vjet burg. Koloneli Burin Thongprapai, zyrtar ligjor i ushtrisë ka thënë: “Me 2 dhjetor ai e kishte prekur butonin ‘Like’ në një foto të bërë me Photoshop të mbretit, dhe e kishte shpërndarë atë me 608 shokë”. Dënime dhe ndjekje të këtilla penale janë bërë më të zakonshme qysh nga viti i kaluar kur ushtria e kishte marrë pushtetin. Disa avokat tajlandez për të drejtat e njeriut, të cilët janë grup legal për ta ndihmuar z. Thanakorn, kanë thënë se ata nuk ia kanë idenë se ku janë duke e mbajtur atë.

SHKARKO APP