‘Të dashur kriminelë, mos kryeni vepra të paligjshme sa të mbarojë vapa’
Është aq nxehtë sa Departamenti i Policissë në Braintree Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ka bërë thirrje atyre që kanë ndërmend të bëjnë ndonjë gjë të paligjshme, të presin sa të freskohet edhe pak.
Me anë të publikimit të postuar në faqen zyrtare të këtij departamenti, Policia u bën thirrje qytetarëve të mos kryejnë asnjë akt të tillë derisa vala e të nxehtit që ka goditur shtetin e Massachusetss të mbarojë.
Në publikimin e tyre, Departamenti i Policisë kërkon që shkelësit e ligjit të përmbahen deri të hënën, ditë kur vala e të nxehtit pritet të kalojë.
“Miq. Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, i kërkojmë të gjithë atyre që kanë ndërmend të bëjnë akte kriminale të durojnë deri të hënë. Është një vapë e tmerrshme. Të kryesh vepra kriminale në këtë të nxehtë ekstrem është shumë e rrezikshme.
Rrini në shtëpi, shijoni sezonin e tretë të Stranger Things, luani me faceapp, praktikoni karate nëpër bodrumet tuaja. Do të takohemi sërish të hënën kur të jetë më freskët”, shkruan ndër të tjera Departamenti i Policisë së Massachusetts.