“Të dashuruar” edhe 6000 vite pas vdekjes
Arkeologët grekë kanë zbuluar një varr të dyfishtë, të lashtë, në shpellat e Diros në brigjet e Gadishullit të Peloponezit. Aty janë gjetur dy skelete – një grua dhe një burrë, të bashkuar në një përqafim të përjetshëm.
Kafkat e tyre shumë afër njëra-tjetrës, gjunjët gjithashtu. Një zbulim sensacional!
"Varre të dyfishta janë jashtëzakonisht të rralla dhe ky është një nga më të vjetrit në botë", ka thënë ministrja greke e Kulturës, transmeton Telegrafi.
Giorgos Papathanassopoulos, i cili drejton gërmimet që nga vitet 1970 në shpellat e Diros, shkon edhe më tej: "Ndoshta është varri më i vjetër në botë", ka thënë ai për portalin e lajmeve greke "Ekathimerini.com".
Ky ishte një "zbulim i pabesueshëm", një referencë për rëndësinë e familjes në atë kohë.
Mosha e skeleteve është përcaktuar nga metoda e karbonit radioaktiv. Analiza tregoi: Të dy, gruaja dhe burri ishin 20-25 vjeç dhe vdiqën rreth vitit 3800 para erës sonë.