Të gjitha paratë false që shihni nëpër filma apo videoklipe muzikore burojnë nga i njëjti vend

Nuk është sekret se shumica e parave që shihni në filma ose video muzikore është e rreme, por ajo që mund të të befasojë është se pjesa më e madhe e saj vjen nga një burim.

RJR Props, nëntë vjet më parë nisi biznesin me shërbim të plotë, dhe kishin si specialitet paratë e rreme.

Duke qenë se në çdo shtet prodhimi i parave false përbën krim kjo kompani u kujdes që këto para të përdoren vetëm për qëllimet e produksioneve muzikore dhe kinematografike dhe çdo gjë monitorohet nga autoritetet federale.

Kjo kompani ka shitur para false në më shumë se 175 filma përfshirë Fast & Furious, Baby Driver, Logan Lucky, Ozark, Atlanta, Carbanaro Effect, Wolf of Wall Street, gjithashtu janë përdorur në videoklipet e Young Dolph, Fifty Cent, Kendrick Lamar, etj./ SCAN

SHKARKO APP