Të gjithë vihen në kërkim të 102-vjeçarit, e gjejnë pas tre netësh në çatinë e shtëpisë
Një burrë 102-vjeçar kaloi tre netë në çatinë e shtëpisë së tij, pasi u rrëzua dhe ngeci aty.
Njeriu, i quajtur në nivel lokal si Ron Easton, u gjet të mërkurën në çatinë e shtëpisë së tij në Bigbury-on-Sea, Devon.
Ish shoferi i garave i njohur si “Ton-Up Ron”, u transportua në spital, por nuk rrezikonte jetën.
Trish Bagley, e cila dërgon qumësht dhe letra tek Easton, ngriti alarmin pasi kishte gjetur dy shishe të pahapura.
Kur ajo shkoi tek prona e 102-vjeçarit vuri re se nuk hapte askush derën dhe nuk përgjigjej në telefon. “Mendova se ishte në gjumë por duhej të merrja dikë që të shikonte,” tha ajo.
Më pas, një shitës e gjeti Ronin në çatinë e shtëpisë së tij dhe më pas telefonoi ambulancën.