Të kërcasim gishtat na bën keq apo jo?
Të kërcasësh gishtat? E bëjnë pothuajse të gjithë dhe zakonisht me një sens kënaqësie. Por, shpesh, menjëherë pas çastit karakteristik, pyesim veten nëse ky zakon të bën keq apo jo. Ose dhe pyetje të tjera si: Nëse kërcas gishtat, ose nyjat, siç janë gjuri, bërrylin, kyçin e duarve apo edhe qafën, do të kem artrit? A ka ndonjë përgjigje shkencore për këtë dilemë? Po, nuk bën as mirë, as keq. Le të shohim pse.
Nyjat e gishtërinjve janë zhytur në një lëng të quajtur lëng sinovial, i cili ka si qëllim të ushqejë indet dhe lubrifikojë nyjat e kyçeve.
Kur lëvizim gishtat, lëngu lëshon komponime të gazta që mbushin hapësirën boshe në nyje, duke formuar flluska të vogla.
Kur kërcasim gishtat, presioni në lëng papritmas bie dhe flluskat e ajrit shpërthejnë, duke krijuar një mori flluskash më të vogla, të cilat më pas marrin një kohë të konsiderueshme për t’u rikompozuar. Për këtë arsye, është e nevojshme të prisni para se ta ripërsëritni veprimin.
Shkenca ka trajtuar disi çështjen e tingujve të nyjave, për të kuptuar nëse zakoni i kërcitjes mund të çojë në probleme të artritit.
Në vitin 1990, një studim në “Annals of Rheumatic Diseases” shpjegoi se, më shumë sesa osteoartrit, kërcitja e gishtërinjve mund të shkaktojë ënjtje të duarve dhe një rënie të përgjithshme të forcës në dore. Por, përveç këtyre kundërindikacioneve, kërcitja e gishtërinjve nuk shkakton dëme. Por, as përfitime.
Studiuesi amerikan Donald Unger krahasoi efektet në duar dhe arriti në përfundimin se mundimi i gishtërinjve për të dëgjuar zhurmën nuk ka ndikim, nuk rrit rrezikun e zhvillimit të artritit.