Të luash volejboll me murin që ndan dy shtete (Fotolajm)

Në një kohë kur muret e reja po rrezikojnë ta ndajnë Europën, në anën tjetër të botës vjen një shembull sesi vetë muret e ngritura për të ndarë njerëzit, kthehen shpesh në arena komunikimi dhe lojrash.

Ky që shihni, është muri që ndan kufirin amerikano-meksikan, një ndër simbolet botërore të ndarjes mes shteteve.

Gazeta britanike "The Independent" boton një foto ku meksikanë dhe amerikanë luajnë një ndeshje volejbolli, pikërisht në rrjetën ndarëse të një muri ku kanë vdekur me mijëra njerëz, në kërkim të një jete më të mirë.

SHKARKO APP