Të moshuarit “arratisen” nga azili për festivalin më të madh në botë
Të gjithë të apasionuarit pas muzikës ‘heavy metal’ shkuan në festivalin më të madh të mbajtur në Gjermani, ku mes tyre ishin edhe dy të moshuar.
Policia njoftoi se ata ishin larguar nga azili “Dithmarscher” dhe udhëtuan rreth 25 milje për Wacken Open Air.
Zëdhënësi i policisë, Peter Berndt tha se të dy burrat kanë shkuar në festival me transport publik, por është e paqartë kur arritën në Wacken dhe sa kohë kaluan në festial. Autoritetet u njoftuan nga shtëpia e pensionit ku ata qëndrojnë, pasi stafi zbuloi mungesën e tyre.
Ata u kapën nga policia rreth orës 3 pas mesnate në gjendje të corientuar dhe të trullosur pasi kishin konsumuar sasi të vogla alkooli. Më pas u dorëzuan në azil dhe morën vërejtje për veprimin.
Wacken Open Air, është festivali më i madhi në botë i muzikës ‘heavy metal’ që vetëm këtë vit, ka mbledhur rreth 75 mijë pjesëmarrës.